Ja sa raste me koronavirus janë aktive në Prishtinë

Aktuale
data-page-url="https://albaner.online/">

Mësohet se sa raste me koronavirus janë aktive në Prishtinë.

Sonte në Prishtinë janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Bujar Gashi thotë se në këtë komunë nga 24 maji janë paraqitur rreth 61 raste me coronavirus.

“Pra për dy javë kemi raste sa dy muajt paraprakë. Me këto infe ksione të reja numri i rasteve aktive në Prishtinë shkon në 71”, tha ai.

Gashi thotë se këto raste janë të shtrira në 11 lagje që nënkupton pothuajse gjithë territorin e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë thotë se është shqe tësuese paraqitja e disa rasteve që nuk dihet se nga e kanë marrë virusin.

Ai thotë se nga e hëna në Prishtinë janë testuar rreth 550 persona si të dy shuar për inf eksion me COVID-19.

“Kemi rreth 130 raste që presim rezultatet për ditët në vazhdim”, deklaroi më tej Bujar Gashi.

data-page-url="https://albaner.online/">