Moti për pesë ditët e ardhshme, iu presin temperatura befasuese

Aktuale
data-page-url="https://albaner.online/">

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët në vazhdim.

Në fundjavë më ngrohtë, të shtunën vranësira dhe diell.

Nga e diela sërish me reshje lokale shiu dhe bubullima

Ditën e shtunë fusha të presionit më të rritur nga Mesdheu parashihet të sjellin situatë pak më stabile sinoptike, me mundësi më të vogla për të reshura, edhe pse gjatë ditës do të ketë vranësira. Ndërkohë masa më të ngrohta ajrore që do të depërtojnë nga Afrika veriore do kushtëzojnë mot më të ngrohtë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga dita e diel dhe në fillim të javës së ardhshme, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, sërish do të fillojnë të shtrihen mbi rajon.

Nën këto kushte parashihet të mbajë mot jostabil dhe i ndryshueshëm, e orëve të pasdites me reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullima.

Parashikimi për periudhën 13-17 qershor:

13.06 – Shumë ngrohtë, intervale me vranësira dhe diell. Vende-vende mundësi për riga shiu.

14.06 – Shumë ngrohtë. Paradite intervale me diell. Ditën vranësira lokale, e pasdite më vonë reshje lokale shiu me bubullima.

15.06 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët. Pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima.

16.06 – Ngrohtë, paradite intervale me diell. Pasdite kryesisht me vranësira dhe zhvillime të shtrëngatave me shi.

17.06 – Ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe me zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet nga 11C deri 13C, e maksimalet nga 23C deri 28C.

Era do të fryjë mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 4-10m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbresë pak nën vlera normale.

data-page-url="https://albaner.online/">